"PSE S'KAM FATIN E ALBI NAKOS?" Këngëtari shqiptar fiksohet keq me Alba Hoxhën (FOTO) - AlpeGossip
“PSE S’KAM FATIN E ALBI NAKOS?” Këngëtari shqiptar fiksohet keq me Alba Hoxhën (FOTO)

“PSE S’KAM FATIN E ALBI NAKOS?” Këngëtari shqiptar fiksohet keq me Alba Hoxhën (FOTO)

Disa ditë më parë, këngëtari i njohur Santi i bëri një koment publik balerinës Alba Hoxha, ku i shprehte hapur simpatinë që ka për të.

“Nusja e ëndrrave të mia”, shkruante këngëtari në foton ku Alba kishte pozuar me fustan nusërie.

Kjo e fundit nuk i ktheu asnjë përgjigje dhe ky veprim nuk i ka pëlqer aspak Santit, i cili i bëri një dedikim në Instastory, ku ankohej publikisht për faktin që Alba nuk i ishte përgjigjur.

 

“Përshëndetje, ose përshëndetje zoti Kryeministër. Unë quhem Santi Mjeshtri dhe njësoj si bashkëmoshatarët e mi kam disa kërkesa/ankesa.

1. Pse unë, gjithë ky çun, djalë ose djalosh merre si të duash, duhet të injorohem dhe mos të vihet re një koment i imi nga Alba Hoxha, ndërkohë që për atë koment u bë nami, në çdo portal ka dalë. (Mos me thënë që janë marrë më shumë me komentin tim që Alba ma la seen, sesa me protestën që po bëhet).

 

2. Pse duhet të detyrohem tani unë të futem në kurs kërcimi që ti bie në sy Albës, se këngëtarët s’i paska me qejf.

3. Pse unë nuk mund ta mbyll dot bagazhin e makinës me këmbë siç e mbyll Alba, ose pse nuk mund të mbyll sirtarin e kundrabufesë apo dollap, ç’është ajo.”

 

4. Pse nuk mund të kem fatin e Albi Nakos që të dashurohem me një femër ose më saktë të martohem me nusen e ëndrrave të mia dhe ajo të më dojë si vëlla.

Kam të drejtë? Ju lutem shumë, isha dhe jam shumë serioz për këtë çështje. Mbi të gjitha kam më pak pika se studentët dhe asnjë nuk më është plotësuar.”- ka shkruar Santi në postim.