“ISHA E BINDUR SE KISHA TUMOR”!/ Lori Hoxha rrëfen problemet serioze me ankthin (FOTO) – AlpeGossip
“ISHA E BINDUR SE KISHA TUMOR”!/ Lori Hoxha rrëfen problemet serioze me ankthin (FOTO)

“ISHA E BINDUR SE KISHA TUMOR”!/ Lori Hoxha rrëfen problemet serioze me ankthin (FOTO)

Lori Hoxha ka vendosur për herë të parë t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me ankthin.

Fashionista e njohur shprehet në një postim në Instastory se kishte vendosur të bënte një video për këtë çështje, por duke qenë se kjo nuk do të ndodhë së shpejti, ajo vendosi t’i përgjigjej kuriozitetit të fansave.

Lori shprehet se ankthi i ka filluar në vitin 2012, kur ishte në një sallon bukurie dhe për pak mendoi se po kalonte një atak në zemër.

Ajo vrapoi menjëherë në spital dhe askush nuk po e gjente se çfarë kishte. Më pas Lori nisi të mendojë se mund të vuante nga një sëmunde e rrallë, la shkollën dhe nisi kontrollet nëpër spitale për 8 muaj.

“Derisa një ditë, pasi kërkova në Google për disa nga simptomat e mia gjeta disa forume për panikun dhe ankthin dhe aty gjeta vetveten”, shkruan Lori duke shtuar se periudha më e keqe që ka kaluar është viti 2012 dhe vera e kaluar.

Por vuajtjet e saj nuk mbarojnë këtu pasi Lori shprehet se ka pasur dhimbje të vërteta fizike. Probleme me frymëmarrjen, dridhje, shikim i turbullt, dhimbje koke, marrje mendsh, edhe 100 simptoma të tjera që e bënin të mendonte se kishte tumor apo kancer.

Lori beson se të flasësh me dikë për ankthin të ndihmon ndaj këtë këshillë ua jep edhe ndjekësve të saj. Ajo tregon se për këto gjëra flet me motrën e saj të vogël e cila gjithashtu vuan nga ankthi.

Image

Image