E DINIT? Ja çfarë e bën për të qarë secilën shenjë të horoskopit – AlpeGossip
E DINIT? Ja çfarë e bën për të qarë secilën shenjë të horoskopit

E DINIT? Ja çfarë e bën për të qarë secilën shenjë të horoskopit

Të gjithëve na ndodh që të kalojmë kohë të trishta. Të gjithë kemi raste që shpërthejmë në lot, disa më shpesh, disa më radhë. Disa qajnë për gjëra shumë të vogla dhe disa për gjëra të mëdha. Po çfarë e bën secilën shenjë të zodiakut të qajë?

Dashi-Dashi nuk qan lehtë, por nuk mund ta shmangë kur zhgënjehet nga ata që do. Ndërsa përpiqet të reagojë me krenari dhe të mos tregojë plagët e tij, sapo të gjejë mundësinë dorëzohet në lot.

Demi-E njëjta gjë vlen edhe për shenjën e Demit, që qan kur është i sigurt se askush nuk po e shikon. Demi qan kur ndodh një ndryshim i papritur në jetën e tij, një ndryshim që nuk e do. Qan kur nuk mund ta shmangë ose ta kontrollojë këtë gjë.

Binjakët-Shenja e Binjakëve qan kur ndihet e braktisur, qan nga vetmia. I shoqërueshëm dhe komunikues, ai trishtohet kur ëstë vetëm, trishtohet nga vetvetja dhe nuk është në gjendje ta mundë melankolinë.

Gaforrja-Gaforrja është ndër më emocionale. Përpiqet t`i japë vetes forcë, por qan për kritikat, për një keqkuptim apo për një gjykim negativ, të pamerituar.

Luani-Luani qan kur duhet të pranojë një situatë mbi të cilën nuk mund të kenë kontroll ose t ndryshojnë. Një ndarje, një lamtumirë, një grindje e madhe.

Virgjëresha-Virgjëresha qan kur ndjen pafuqi. Kur gjërat marrin një kthesë të kundërt me dëshirat e saj, kur nuk mund t’i rregullojë në mënyrën e saj.

Peshorja-Peshorja mbytet në lot kur ndihet e keqkuptuar. Kur ndihet viktimë e një padrejtësie, ose një gjykimi të pamerituar. Pavarësisht se përpiqet, në këto situata, të kontrollojë lotët dhe trishtimin, nuk ka gjithmonë sukses.

Akrepi-Akrepi zakonisht qan nga zemërimi ose, më rrallë, kur rrëmbehet nga vala e kujtimeve që e rikthejnë në ditët e së kaluarës.

Shigjetari-Shigjetari qan kur zhgënjehet. Kur ai nuk arrin qëllimet e tij, kur ndihet i lidhur pas ngarkesave dhe përgjegjësive, kur gjithçka duket se del jashtë kontrollit.

Bricjapi-Shenja e Bricjapit, nga ana tjetër, qan kur nuk mund të menaxhojë presionin që i nënshtrohet. Shpesh e gjen veten duke marrë më shumë angazhime sesa mund të menaxhojë në të vërtetë dhe grumbullon tension që e shfryn duke qarë.

Ujori-Ujorët nuk mund të shmangin të qarat kur besimi i tyre tradhtohet. Për më tepër, ai e pranon këtë aq rrallë, vetëm në ato raste është lënduar thellë.

Peshqit-Të lindurit nën këtë konstelacion shpesh përjetojnë me dëshirë momente trishtimi, por ajo që i dhemb vërtet është tradhtia, mosbesimi, keqkuptimi nga personi që duan.