“NDJESË SHPIRTI I BABIT”/ Alban Ramosaj habiti me statusin e fundit (FOTO) – AlpeGossip
“NDJESË SHPIRTI I BABIT”/ Alban Ramosaj habiti me statusin e fundit  (FOTO)

“NDJESË SHPIRTI I BABIT”/ Alban Ramosaj habiti me statusin e fundit (FOTO)

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Ramosaj i ka kthyer të gjithë sytë nga vetja ditën e sotme me një postim ku shfaqet i plakur falë aplikacionit që po përdorin të gjithë VIP-at. Albani përshkruan jetën e tij pas shumë vitesh dhe shkruan se po shkon t’i bëjë një surprizë vajzës së tij.

“Një tjetër fluturim i suksesshëm! Zbarkova në ‘El Cuco’ ku do qetësoj kockat pak dhe më pas destinacioni për tek familja e vajzës time në ‘Côte d’azur’ që ta surprizoj për ditëlindje… ah.. sapo prisha surprizen, Ndjesë shpirti babit, ç’të bëj.. U plaka! Nuk jan për mua këto rrjete sociale mor bab.. më mirë ti qëndroj aventurave dhe duke shkruar libra.. këtu ça s’më shohin sytë, shoh jot ëmë me atë mjeranin që ka mar për bur e m’bën t’ua fluturoj avionin mu në dhomë të gjumit. Nejse, shaka. E di ti qe i kam lëne ato gjëra. Të puth e ke të fala nga Tatjana. Ps: ky vëndi qënka potent për biznes”, shkruan Albani.