U mundua ta fshihte por ja kush është i dashuri kuksian i Fjolla Morinës (FOTO) – AlpeGossip
U mundua ta fshihte por ja kush është i dashuri kuksian i Fjolla Morinës (FOTO)

U mundua ta fshihte por ja kush është i dashuri kuksian i Fjolla Morinës (FOTO)

Jeta private e Fjolla Morinës ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe pas një kohe të gjatë që deklarohej single, së fundmi këngëtarja la të kuptohej se ka nisur një lidhje të re me fotot që postonte në rrjete sociale.

Herë foto me buqeta të mëdha trëndafilash, herë dedikime e herë shfaqej pranë një personi të cilit ja mbulonte fytyrën siç ndodhi dy ditë më parë.

Por sot “Shqipëria ime” ka zbuluar identitetin e të dashurit të Fjollës i cili quhet Berti Spahiu dhe është nga Kukësi.

Ai jeton prej vitesh në Angli, është pronar i një rrjeti restorantesh dhe së shpejti pritet të hapë një klub.

Berti njihet për jetën luksoze dhe makinat e shtrenjta me çmime marramendëse.