E ofenduan rëndë për origjinën, shihni si i kthehet Ermal Meta aktorëve italianë – AlpeGossip
E ofenduan rëndë për origjinën, shihni si i kthehet Ermal Meta aktorëve italianë

E ofenduan rëndë për origjinën, shihni si i kthehet Ermal Meta aktorëve italianë

Këngëtari Ermal Meta është një prej figurave më të njohura e më të komentuara jo vetëm tek ne, por edhe në Itali, ku po korr sukses të madh në muzikë. Përveç fansave të panumërt, këngëtari shqiptar ka tërhequr edhe vëmendjen e figurave të njohura italiane.
Dy aktorët Pio D’Antini dhe Amedeo Grieco, gjatë finales së spektaklit “Amici” kanë bërë për Ermal Metën një batutë me tone raciste, duke përmendur origjinën e tij.
“Erdhe me gomone nga Shqipëria dhe të shpëtuam ne puliezët, tani je në gjueti për para!”- thanë ata.

Ata gjithashtu i bënë edhe një apel Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, duke ju referuar shqiptarëve.
“E shikon që këta djem janë të talentuar, hajde tani, le ti mbajmë.”

Një ditë më pas, Ermal Meta ka reaguar për deklartën e dy aktorëve italianë nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter.
“Pio dhe Amedeo, gjithsesi duhet të më ktheni gomonen!”- ja ka kthyer këngëtari atyre me humor.

Burimi ‘Noa.al’