“TË DËGJOJNË ATA VESHDERRË…”/ Gjergji Leka kërkon që kënga e tij në Festivalin e Fundvitit të bjerë në vesh të qeveritarëve – AlpeGossip
“TË DËGJOJNË ATA VESHDERRË…”/ Gjergji Leka kërkon që kënga e tij në Festivalin e Fundvitit të bjerë në vesh të qeveritarëve

“TË DËGJOJNË ATA VESHDERRË…”/ Gjergji Leka kërkon që kënga e tij në Festivalin e Fundvitit të bjerë në vesh të qeveritarëve

Në Festivalin e 57-të të Radio Televizionit Shqiptar, Gjergj Leka ka prezantuar këngën “Ndryshojmë”, nëpërmjet të cilës kërkon ti japë një mesazh brezit të ri. Por në fakt jo vetëm atyre.

Në një intervistë për emisionin Thumb në Abc News, Gjergji është pyetur nga gazetarja pse është rikthyer në festival.

Ai është shprehur se donte të thoshtë disa fjalë, për të mos ja thënë vetëm gruas në shtëpi vendosi t’ua thoshte të gjithëve nëpërmjet kësaj kënge.

Më tej gazetarja sërish ka pyetur kantautorin, nëse është i sigurt se brezi i ri do ta dëgjojë atë.

“Më intereson të bjerë në nja dy palë vesh, se dy palë vesh na kanë në dorë ne! Një palë nga një anë një palë nga ana tjeter. Këta katër  veshderrë të dëgjojnë se ka problem të tilla”.- është shprehur ai, duke treguar më qartë se kënga i dedikohet edhe qeveritarëve e problemeve të vendit tonë./Blitz.al/