ME FUSTAN TË KUQ FLAKË DHE PA TË BRENDSHME/ Aurela Hoxha ndez Milano-n (VIDEO) – AlpeGossip
ME FUSTAN TË KUQ FLAKË DHE PA TË BRENDSHME/ Aurela Hoxha ndez Milano-n (VIDEO)

ME FUSTAN TË KUQ FLAKË DHE PA TË BRENDSHME/ Aurela Hoxha ndez Milano-n (VIDEO)

Modelja Aurela Hoxha ka marrë pjesë mbrëmjen e kaluar në festën e organizuar nga “Vogue” në Itali, krah personazheve të njohur të showbizit.

Për këtë natë speciale, ajo kishte zgjedhur një fustan të kuq me një të çarë të madhe në njërën këmbë, ndërsa në pjesën e sipërme ekspozonte dekoltenë e saj.

Nga e çara e fustanit dallohej qartë se modelja s’kishte veshur fare të brendshme teksa ecte rrugëve të Milano-s.

Më tej, ajo ndau edhe një video ku ndodhej në festën e “Vogue” dhe sytë na ngelën tek fustani i saj i kuq prej tyli, me shumë gurë shkëlqyes si dekorim.

Këtë veshje, Aurela e kishte kombinuar me një palë taka po në ngjyrë të kuqe, ndërsa flokët i kishte krehur thjesht dhe kishte bërë një makeup minimalist.

Të shumta kanë qenë komentet për modelen, të cilën e kanë quajtur një “bombë” në mes të Milano-s.

Si ju duket?