“NE GJATË KOHËS KUR ALBAN SKËNDERAJ…”/ Arilena Ara publikon momentet “qesharake” nga kënga e tyre e fundit (VIDEO) – AlpeGossip
“NE GJATË KOHËS KUR ALBAN SKËNDERAJ…”/ Arilena Ara publikon momentet “qesharake” nga kënga e tyre e fundit (VIDEO)

“NE GJATË KOHËS KUR ALBAN SKËNDERAJ…”/ Arilena Ara publikon momentet “qesharake” nga kënga e tyre e fundit (VIDEO)

Arilena Ara dhe Alban Skënderaj publikuan 1 javë më parë bashkëpunimin e shumëpritur të tyre, “A i sheh”. Menjëherë me publikimin artistët morën komplimente nga fansa të tyre, duke qenë se dhe vetë kënga përcjell një mesazh shumë pozitiv. Videoklipi i tyre po ashtu ishte shumë i veçantë dhe i gjithë është xhiruar në disa zona turistike më të bukura të Kosovës.

Këtë projekt edhe vetë Arilena me Albanin duket se e kanë shijuar në maksimum, pavarësisht se ju është dashur të bëjnë sakrifica. Ditën e sotme Arilena ka publikuar disa nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit, që duket se kanë qenë shumë “funny”. Këngëtarja ka postuar dy video dhe ka treguar se çfarë bënte ajo gjatë kohës që Albani ishte duke xhiruar pjesët e tij në temperatura -7 gradë celcius.

Në video Arilena shihet duke luajtur me menaxherin e saj, Popi Kola dhe fotografn Altin Çelmeta

“Ne gjatë kohës që Alban Skënderaj xhironte në temperaturat -7”, ka shkruar Arilena duke qeshur.

Kliko linkun për videot

https://www.instagram.com/p/CJBNM0Issw6/?utm_source=ig_web_copy_link

Duket se ajo i ka shijuar shumë këto momente gjatë xhirimeve të klipit, ndaj nuk ka nguruar t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj. Ndërkohë kujtojmë se para disa muajsh Arilena Ara dhe Popi Kola sqaruan një herë e mirë raportin e tyre, duke qenë se prej kohësh përfliteshin se ishin në një lidhje. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” menaxheri i këngëtares, Popi, u shpreh se Arilenën e ka parë gjithnjë si fëmijën e tij, sepse nuk mund të kishte ndjenjë tjetër për një vajzë të vogël.