NDRYSHIME NË JURINË E “DANCING WITH THE STARS”/ Kush do ia marrë vendin Kledi Kadiut – AlpeGossip
NDRYSHIME NË JURINË E “DANCING WITH THE STARS”/ Kush do ia marrë vendin Kledi Kadiut

NDRYSHIME NË JURINË E “DANCING WITH THE STARS”/ Kush do ia marrë vendin Kledi Kadiut

Dancing with the Stars” do të rikthehet në sezonin e ri televiziv. Kanë nisur tashmë të flitet për emrat e parë të personazheve që do të jenë pjesë e sfidës së kërcimit. Por duket se ndryshime do të ketë edhe në jurinë e këtij formati.

Deri më tani nuk ka zëra për praninë e Dalina Buzit sërish në jurinë e këtij formati. Vetë Buzi ka zgjedhur mos të flasë rreth pranisë së saj në këtë format.Nga ana tjetër, ndryshime priten edhe në vendin e Mand Pezës. Ka nisur tashmë të përflitet se Peza nuk do të jetë në sezonin e ardhshëm në ulëset e jurisë, duke u zëvendësuar nga një tjetër personazh i njohur.

Në pikëpyetje është edhe prania e Kledi Kadiut. Balerini me famë ndërkombëtare ishte kryetari i jurisë në formatin e shkuar, por prania e Lorit, pritet të sjellë ndryshime edhe në postin e Kadiut.

Megjithatë, pritet që në ditët në vijim të konfirmohen edhe emrat që do të ulen për më shumë se 12 javë në vendin e jurisë.