Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha është larguar përfundimisht nga televizioni “News24”.
Pas shumë vitesh në ekranin e “News24” dhe Gazetën Shqipatre ku realizoi dhjetra dossier, komente, analiza, gazetari Hoxha ka vendosur të largohet. Ai tashmë do të jetë pjesë e “Report Tv”.
Marrëdhëniet e Hoxhës me televizionin u ftohën pas përballjes së tij të ashpër nga emisioni “Studio e Hapur” me ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje telefonike, shkruan NewsBomb.
Që prej atij momenti Artan Hoxha u shfaq gjithnjë e më rrallë te “News24” derisa pak ditë më parë, “debutoi” te “Report TV me intervistën ekskluzive të Safet Bajrit, shqiptari më i kërkuar nga drejtësia belge.