Mc Kresha flet për këngëtaren shqiptare që pëlqen më shumë: Kur më merr malli për… – AlpeGossip
Mc Kresha flet për këngëtaren shqiptare që pëlqen më shumë: Kur më merr malli për…

Mc Kresha flet për këngëtaren shqiptare që pëlqen më shumë: Kur më merr malli për…

Reperi Mc Kresha ka vendosur t’i dedikohet tërësisht karrierës muzikore, duke lënë pas dore jetën e tij private. I ftuar në emisionin “Pushime on Top”, reperi ka folur për jetën private si dhe për këngëtarët shqiptarë që pëlqen më shumë.

Reperi theksoi se vlerëson shumë Aurela Gaçe, si ndër këngëtaret më të mira në Shqipëri.

“Këngëtarja që preferoj unë është Aurela Gaçe. Kur më merr malli të dëgjoj muzikë të mirë dëgjoj Aurela Gaçen dhe këngën Valsi Lumturisë. Meqë ajo më ka ftuar njëherë për një bashkëpunim, po e ftoj edhe unë publikisht”- tha Mc Kresha.