KA 7 VITE QË I RRIT FLOKËT/ Flet “Rapunzel” në versionin mashkull: Vajzat dhe djemtë më kanë zili për flokët – AlpeGossip
KA 7 VITE QË I RRIT FLOKËT/ Flet “Rapunzel” në versionin mashkull: Vajzat dhe djemtë më kanë zili për flokët

KA 7 VITE QË I RRIT FLOKËT/ Flet “Rapunzel” në versionin mashkull: Vajzat dhe djemtë më kanë zili për flokët

Një burrë që ka 7 vite që rrit flokët, pavarësisht se është quajtur ‘një grua e shëmtuar’ pohon se burrat janë xhelozë për flokët e tij.

Aktori dhe modeli i Cristiano Braga, nga Minas Gerais, Brazil, nuk i ka prerë flokët e tij që në vitin 2012 kur e ndau mendjen se do t’i rriste edhe pse e dinte që mund të paragjykohej.

Flokët e tij kaçurrelë kanë tërhequr si vëmendje pozitive ashtu dhe negative, ndërsa 28-vjeçari shton se vajzat thonë që  është ‘e padrejtë’ që një djalë të ketë flokë aq të mira sa të tijat.

Ndërkohë, nga ana tjetër, burrat e kanë akuzuar atë se dëshiron që të bëjë për vete femrat me flokët e tij të pazakontë.

Cristiano ka mësuar të mos ua vërë re fjalëve të njerëzve dhe shton se ndihet krenar për flokët e tij, që ai i mban me vajra natyralë të prodhuar nga aloe vera, avokado, kamomil, nenexhik, rozmarinë dhe perimet.