“LUFTA ME KILET”/ Modelja shqiptare mahnit me pamjen 5 javë pas lindjes së vajzës – AlpeGossip
“LUFTA ME KILET”/ Modelja shqiptare mahnit me pamjen 5 javë pas lindjes së vajzës

“LUFTA ME KILET”/ Modelja shqiptare mahnit me pamjen 5 javë pas lindjes së vajzës

Gjithnjë komplimentojmë modelet e huaja se arrijnë t’ja dalin më së miri të rikthejnë format trupore që kanë patur përpara shtazënisë së tyre. Shumëkush përdor regjim ushqimor strik, ushtrime trupore të rekomanduara nga një instruktor profesionist dhe brenda shumë pak kohësh rishfaqet seksi, me forma për t’u patur zili.

Ne pyesim veten: si ia doli vallë? Ua çfarë vullneti! Jo vetëm Kylie Jenner, Kim Kardashian apo emra të tjerë të njohur të showbiz-it të huaj por edhe modele të njohura shqiptare arrijnë të rikthehen më seksi se kurrë më parë. Greis Petrovic, modelja e njohur shqiptare ia ka dalë më së miri të “luftojë” me kilet e mbetura të shtatzënisë.

Petrovic, themeluesja e agjencisë së modës “Greis Models” 5 javë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë të cilën bashkë me partnerin e saj Ilirin e quajtën Emel.

Brenda një kohe shumë të shkurtër Greis ia ka dalë më së miri të jetë po e njëjta, me forma trupore të bukura dhe seksi njësoj si në ditët përpara se të mësonte lajmin e bukur se do të bëhej nënë. Çdo nënë që sapo ka sjellë në jetë një fëmijë, mjafton të shohë fotot e saj të fundit në Instagram dhe do të motivohet. Nëse ke vullnet mund t’ja dalësh më së miri të kesh sërish trupin që ke dëshiruar njësoj si Greis, aq më tepër nëse merr parasysh faktin që shtatzania e një vajze të jep gjithnjë më shumë kilogramë. Komplimente për Greisin!