Filloreta Raçi e njohur si Fifi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe këngët e saj “Zhurmë”, “Nanush”, “Dashnia nuk osht falas”, janë kthyer në hite.
Në fotot që poston në Instagram, Fifin e shohim të kuruar e me makeup, por ajo nuk e ka fare problem të postojë edhe foto ku shfaqet pa grim.
Kështu ka vepruar edhe së fundmi duke i lënë fansat pa fjalë me këtë foto ku shfaqet në formë, ndonëse pa makeup.
Fifi vazhdon të jetë shumë aktive me këngë e videoklipe dhe “Nanush 1” dhe “Nanush 2” të publikuara së fundmi kanë pasur shumë sukses.