Enca gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes përsa i përket pamjes së saj.
Ditët e fundit ajo është bërë kryefjala e mediave rozë për shkak të publikimit të këngës më të fundit që ka ngjallur polemika kudo në rrjet.
Fotot e saj në rrjetet sociale janë gjithnjë të kuruara dhe ajo shpesh shfaqet duke pozuar me veshje të markave më të shtrenjta.
Këngëtarja ka postuar së fundmi një foto ku duket e veshur me një këmishë të kuqe lëkure dhe çizme të gjata me lëkurë gjarpri.
Nën foto bie në sy një koment shumë gazmor i një djali.
Ai i ka komentuar:
Këto çizmet tamam për në Shkodër tek të përmbyturit”.
Këngëtarja nuk ia ka kthyer përgjigje siç ka bërë me shumicën e komenteve të tjera në foton e saj.