SHUMË PRANË LINDJES/ Meghan Markle dhe Princ Harry planifikojnë të jetojnë diku tjetër tashmë – AlpeGossip
SHUMË PRANË LINDJES/ Meghan Markle dhe Princ Harry planifikojnë të jetojnë diku tjetër tashmë

SHUMË PRANË LINDJES/ Meghan Markle dhe Princ Harry planifikojnë të jetojnë diku tjetër tashmë

Princ Harry dhe Meghan Markle janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ndërkohë që janë duke menduar dhe për mundësitë se ku mund të jetojnë përveç shtëpisë në Frogmore.

Burime pranë çiftit kanë treguar se ata kanë planifikuar që pas lindjes së Markle mund të zhvendosen në Afrikë për 3 vite rresht, por dhe mund të blejnë një shtëpi në Kaliforni.

Të njëjtat burime janë shprehur për ‘The Sun’ se Meghan dëshiron të ketë një shtëpi në Los Angeles, pasi ajo e dashuron atë vend. Nëse dyshja mbretërore vendos të jetojë atje, do të kujdeset ta marrin shtëpinë pranë mamasë së dukeshës.

Kujtojmë se prej disa javësh, Markle dhe Harry u zhvendosën në shtëpinë në Frogmore, në mënyrë që kjo periudhë të ishte më e qetë për 37-vjeçaren