Jeta përtej ekranit e Artenisa Ozajt: Asnjëherë nuk e mendoja që mund të… (VIDEO) – AlpeGossip
Jeta përtej ekranit e Artenisa Ozajt: Asnjëherë nuk e mendoja që mund të… (VIDEO)

Jeta përtej ekranit e Artenisa Ozajt: Asnjëherë nuk e mendoja që mund të… (VIDEO)

Fillimet e saj i pati në televizion, ku u bë e njohur në prezantim dhe më pas e ftuar në panele të ndryshme. Bëhet fjalë për Artenisa Ozajn, e cila prej kohësh është tërhequr nga ekrani për t’iu përkushtuar familjes dhe sipërmarrjes.

Ozaj ishte sot e ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfeu jetën përtej ekranit dhe historinë e dashurisë me bashkëshortin, Olsi.

“Ne kemi 12 vite bashkë, qëkur unë isha 16 vjeç, më pas lidhja jonë kaloi në fejesë, bashkëjetesë dhe martesë. Unë Olsin e kam patur në lagje, ka qenë një nga parukierët më të famshëm dhe shkoja shumë shpesh për të rregulluar flokët aty. Asnjëherë nuk e mendoja që mund të isha krah tij, por nganjëherë gjërat janë të shkruara. Ai kishte shumë kontakte me femra dhe mua më dukej sikur do t’i hyja një gjëje të keqe me këmbët e mia. Ai më dha gjithë sigurinë e mundshme dhe më bindi. Nuk ka patur një propozim në marrëdhënien tonë, erdhi normalisht dasma. Të dy vendosëm të bënim dasmën dhe të krijonim familjen tonë. Ne bëmë një dasmë në kishë dhe secili prej nesh bëri dasmë në shtëpinë e tij, ka qenë dasmë tradicionale”, tha Ozaj./