PASI NA ZBULOI ÇDO DETAJ MBI NDARJEN NGA MIMOZA/ Seldi nuk i ndahet bukuroshes së “OTR” (FOTO) – AlpeGossip
PASI NA ZBULOI ÇDO DETAJ MBI NDARJEN NGA MIMOZA/ Seldi nuk i ndahet bukuroshes së “OTR” (FOTO)

PASI NA ZBULOI ÇDO DETAJ MBI NDARJEN NGA MIMOZA/ Seldi nuk i ndahet bukuroshes së “OTR” (FOTO)

Lidhja e tyre u komentua gjerë në mediat rozë dhe akoma më shumë u komentua ndarja e tyre.

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu prej disa muajsh i kanë dhënë fund lidhjes dhe pas të gjithë zhurmës këngëtari ka folur për ndarjen duke i sqaruar njëherë e mirë të gjithë.

“As unë nuk e lash atë dhe as ajo nuk më la mua. Ne jemi ndarë si dy njerëz shumë të civilizuar. Duke parë që gjërat nuk ecën ashtu siç ne e kishim menduar, e pamë ndarjen si zgjidhjen më të mirë. Ne nuk kemi asnjë lloj inati me njëri tjetrin,” është shprehur këngëtari.

E duket se teksa ndarjen e kanë përjetuar në mënyrë mjaft miqësore, Seldi po shihet në praninë e një tjetër bukurosheje.

Javë më parë ai u përfol në media se shoqërohej me Kejsi Medinin, vajzën e këngëtarit shqiptar Sabian Meidni dhe anëtarja më e re e OTR.

Ai dhe Kejsi janë parë sërish bashkë në një event në Shqipëri, ku është Kejsi ajo që ka publikuar një video ku shihet bashkë me Seldin.