“MË KANË BËRË TË DAL SI MORTJA”/ Fifi shpërthen sërish ndaj Granitit: Që nesër më nxjerrin nga… – AlpeGossip
“MË KANË BËRË TË DAL SI MORTJA”/ Fifi shpërthen sërish ndaj Granitit: Që nesër më nxjerrin nga…

“MË KANË BËRË TË DAL SI MORTJA”/ Fifi shpërthen sërish ndaj Granitit: Që nesër më nxjerrin nga…

Duket se Fifi është bërë keq pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother”. Ajo ka bërë një debat mjaft të fortë me Granitin, të cilin e shpëtoi nga nominimi.

Teksa debatonte me ish-futbollistin në lavandari, këngëtarja e njohur shpërthen ndaj tij si asnjëherë më parë, duke i thënë se “mos t’i flas më”

Pastaj në një moment, Fifi i thotë se gjithçka që ka bërë për të, e ka bërë që t’i hapë sytë, jo mos ta ndalojë që të flasë apo të rrijë me të tjerët. Këngëtarja shton se edhe ajo e di se jo të gjithë brenda e duan me të vërtetë.

“Më kanë bërë të dal si mortja”/ Fifi

“Të gjithë këto që janë brenda po mendon se me të vërtetë më duan, përveç Bushit (Sabianit) dhe Monikës, e Arjolës, asnjëri. Me mujt nesër më nxjerrin prej shtëpisë. Më kanë bërë të dal nga vetja. Më kanë bërë të dal si mortja jashtë. Skizofren, psikopat, njeri i sëmurë”, tha Fifi.

Ajo shton se nëse sot është e preferuara nga publiku, është se shkoi babai i saj dhe i çeli sytë.

“Se erdhi baba jem me më çel sytë. A erdhi nana jote e ti çeli sytë Granit. Unë jam veç tu mundu me të ndihmuar”, përfundon Fifi teksa ndihet keq.