Flori Mumajesi do bëjë daljen e tij të parë pas shumë kohësh dhe pas zhdukjes nga rrjetet sociale. Artisti i njohur do të performojë në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 korrik, për të festuar dy ngjarje. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë te ditur se vendi do të festojë për 100-vjetorin e marrdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me BE-në.
“Flori do të jetë në shesh. Eja festojmë bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, dy ngjarje speciale: -vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.”-shkruan Rama në rrjetet sociale.
Të gjithë fansat e kantautorit mbeten në pritje nëse ai do zbulojë diçka lidhur me çfarë po ndodh me të. Flori ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram, pa bërë asnjë lajmërim paraprak dhe të gjithë po mendojnë se çfarë mund ta ketë shtyrë atë drejt këtij vendimi drastik.







![Rita Ora shokon kalimtarët: Mban kapele me stemën e një gruaje të zhveshur, me këmbët e hapura [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/da8ef8151d8d74e3b2cc75bb9e449020_L-400x246.jpg)







