I NXORRËN LAJMIN E SHTATZËNISË/ Kiara Tito futet në sherr me miqtë – AlpeGossip
I NXORRËN LAJMIN E SHTATZËNISË/ Kiara Tito futet në sherr me miqtë

I NXORRËN LAJMIN E SHTATZËNISË/ Kiara Tito futet në sherr me miqtë

Miqtë e Kiara Titos ditët e fundit kanë informua mediat për një shtatzëni të mundshme të moseratores. Lajmi u përhap menjëherë në rrjet, duke u shprehur se miqtë kanë zbuluar se ajo është vetëm 5 javëshe shtatzënë, si dhe lajmi po mbahet sekret nga të gjithë të afërmit.

Megjithatë, duket se lajmi i shtatzënisë e ka trazuar jo pak çiftin. Panorama plus ka mësuar se fakti se ky thashethem ka dalë nga miqtë e Kiarës, e ka bezdisur jo pak moderatoren, që i është dashur të gjejë “spiunin” mes miqve që informon portalet me lajme rreth jetës së saj private.

Me daljen e shumë detaje nga jeta e saj personale, Kiara është bërë më diskrete me miqtë e saj, duke preferuar që lajmet rreth marrëdhënies me Luizin, ti ndajë vetëm me rrethin e saj të ngushtë.

Kështu, lajmet për një shtatzëni të sajën, kanë bërë që moderatorja të humbasë disa miq, që më herët ka pasur bashkëpunim në televizion me ta.

Asnjë nga personat e afërt që rrijnë pranë saj nuk e kanë konfirmuar këtë lajm, duke u shprehur se edhe nëse ajo është në pritje të ëmbël, vështirë se kaq herët dikush nga shoqëria e bashkëpunëtorët e saj mund ta dinë.