Fansat të terrorizuar pas postimeve të frikshme! Reperi i njohur ndërron jetë? – AlpeGossip
Fansat të terrorizuar pas postimeve të frikshme! Reperi i njohur ndërron jetë?

Fansat të terrorizuar pas postimeve të frikshme! Reperi i njohur ndërron jetë?

Adhuruesit dhe ndjekësit e reperit të njohur Rich the Kid, janë frikësuar për gjendjen e reperit pas disa postimeve mjaft të frikshme në Instagram.

Në një postim shkruhej “RIP Rich the Kid 1992-2018” dhe në përshkrimin e këtij postimi reperi falenderon të gjithë fansat dhe familjarët e tij.

Të gjitha postimet e tjera të reperit janë fshirë nga llogaria e tij në Instagram dhe gjithashtu ai nuk është më aktiv në rrjete të tjera sociale.

Vetëm tre ditë para këtij postimi të çuditshëm, një video e bërë nga vetë reperi ku ai shante label-in me të cilin ai ka bashkëpunuar deri tani “300 ENT”, u bë virale kudo në rrjetet sociale.
Në video reperi kësahillonte të gjithë artistët e rinj që të mos punonin me 300 ENT.

Por pas postimit më të fundit, të gjithë fansat po aludojnë nëse reperi është gjallë apo jo.