“Problemet filluan pas dasme..”/ Roberti sqaron të vërtetën, ajo që qëndron është…. – AlpeGossip
“Problemet filluan pas dasme..”/ Roberti sqaron të vërtetën, ajo që qëndron është….

“Problemet filluan pas dasme..”/ Roberti sqaron të vërtetën, ajo që qëndron është….

Disa ditë më parë bëri bujë në mediat online deklarata e Robert Berishës kundër kunatës së tij, këngëtares Tuna, ku rrëfeu se marrëdhënia e tyre nuk është aspak e mirë dhe se nuk do ta takojë më.

“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Unë i kërkoj falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”- ka rrëfyer Roberti.

Mirëpo së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘n’Kosove Show’ ku ka treguar diçka më tepër për sherrin e tyre dhe se si ai lindi.

Ai është pyetur nga moderator për deklaratën e papritur që ka bërë për Tunën dhe Roberti ka treguar se ka qenë shumë nervoz kur ka foli në intervistë dhe vendosi që të sqaronte një herë e mirë marrëdhënien e tij me kunatën me qëllim që të ndalonte pyetjet e vazhdueshme që i bëhen.

Në një moment ai është pyetur nga gazetari se nëse ai dhe Tuna kanë pasur raporte të mira para dasmës së saj dhe Patrisit dhe ai është shprehur se: “Po kemi fol, por si çdo çift që ka problem edhe ata kishin, por normal që unë e du vëllain tim më shumë secilëndo kunatë, edhe 70 kunata me i ndërru”, ka thënë Roberti .

 

Ndër të tjera ai shtoi se: “Nuk është problemi Tuna Nora, kjo është tek unë, ka disa sene që s’më pëlqejnë dhe i pres, as nuk kam qejf të më përmendi as unë s’kam qejf ta përmend. Ishalla jetën 100 vjet me suksese e të tërat e mira të botës, por ajo është diçka shumë private dhe u bë shumë e madhe, por nuk ka shtëpi që nuk ka probleme si ne”.

 

Ai gjithashtu u pyet edhe se nëse një ditë do i rregullojë marrëdhëniet me këngëtaren për hir të Patrisit dhe nipit të tij.

“Njeriu që fal është një njëri i madh. Nuk ka sene që s’rregullohen, kryesorja është që ata të jenë mirë “, ka përfunduar Roberti.