“NË ÇDO HAP MË DEL PARA FIGURA E TIJ”/ Eni Çobani kujton babain e ndjerë – AlpeGossip
“NË ÇDO HAP MË DEL PARA FIGURA E TIJ”/ Eni Çobani kujton babain e ndjerë

“NË ÇDO HAP MË DEL PARA FIGURA E TIJ”/ Eni Çobani kujton babain e ndjerë

Eni Çobani prej vitesh është pjesë e emisionit “E diela shqiptare” me rubrikën “Shihemi në gjyq”. Përpara fillimit të çdo seance Eni tregon se çfarë do të presi publiku, ndërsa këtë herë ka bërë një postim shumë prekës. Ajo ka publikuar para fillimit të rubrikës “Shihemi në gjyq” një fotografi të sajën dhe ka kujtuar diçka nga babai i ndjerë. “Kur babai im i shtrenjtë më iku nga jeta po kurrë nga zemra, mendja dhe shpirti më la një pasuri të madhe personalitetin e madh të tij, emrin e padiskutueshëm si një profesionist i madh dhe një këshillë që s’duhet ta harroj kurrë. Më tha: ‘Mos harro kurrë që je vajza ime’. Prandaj miqtë e mi në çdo hap më del përpara figura e babait tim”, ka shkruar Eni në postimin e saj.

Babai i juristes së njohur ka ndërruar jetë 4 vite më parë dhe dhimbja për Çobanin vazhdon të jetë e madhe. I ati i saj ka qenë mjaft i njohur në fushën e shkencave bujqësore dhe është nderuar me tituj të shumtë si “Urdhri i Punës i Klasit të I”, “Mjeshtër i Madh i Punës”.