Oriz dhe lot! Kledi Kadiu na pasqyron dasmën nëpërmjet FOTOVE. Ja çfarë nuk pamë… (FOTO) – AlpeGossip
Oriz dhe lot! Kledi Kadiu na pasqyron dasmën nëpërmjet FOTOVE. Ja çfarë nuk pamë… (FOTO)

Oriz dhe lot! Kledi Kadiu na pasqyron dasmën nëpërmjet FOTOVE. Ja çfarë nuk pamë… (FOTO)

Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu i cili e ka vijuar karrierën e tij në Itali është lidhur në martesë.
Disa ditë më parë ai dhe partnerja e tij Charlotte i kanë thënë po njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë dhe mjaft të këndshme.

Pasi e shijuan dasmën për qejfin e tyre dhe asnjë nga të ftuarit nuk postoi foto të çiftit, më në fund Kledi na i tregoi vetë detajet më të bukura përmes fotove.

Në rrjetin e tij social Instagram, Kledi ka bërë një status ku ka ndarë me njdekësit momentet më të bukura nga dasma e tij:

“Faleminderit të gjithë miqve tanë që kanë ndarë me ne këtë ditë kaq të rëndësishme, një ditë që nuk e prisja të vinte. Dashuria për Charlotte dhe për të mrekullueshmen tonë Lea, fjalët që janë thënë në ceremoni, afeksioni i familjeve tona dhe i miqve tanë të ardhur nga afër dhe larg kanë kurorëzuar dashurinë tonë dhe kanë bërë gjithçka perfekte. Faleminderit për shpërthimin e emocioneve që më keni dhuruar. Faleminderit Charlottes që është gruaja që kam ëndërruar gjithmonë dhe që më ka bërë baba me Lean tonë,”-përfundon balerini i njohur në rrjete sociale.