BANORËT NDEZIN QIRINJ PËR ROJEN E VRARË/ Dea bën një gafë: I urojmë… – AlpeGossip
BANORËT NDEZIN QIRINJ PËR ROJEN E VRARË/ Dea bën një gafë: I urojmë…

BANORËT NDEZIN QIRINJ PËR ROJEN E VRARË/ Dea bën një gafë: I urojmë…

Banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP ndezën mbrëmë qirinj dhe shprehën ngushëllime për familjen e të ndjerit Pal Kola, roja i sigurisë që u vra gjatë sulmit me armë drejt Top Channel.

Teksa të gjithë qëndronin në këmbë, Dea Mishel mbajti fjalim, por bëri një gafë të vogël.

Ajo u shpreh gabim pasi në vend që të thoshte ‘shprehim ngushëllim’, tha ‘i urojmë ngushëllime’.

“Jemi mbledhur sot për të nderuar Pal Kolën që humbi jetën në krye të detyrës në portën e një prej televizioneve të lira të Shqipërisë. Ishte ngjarje terroriste. Sot jemi me familjen e zotit Pal. I urojmë ngushëllime. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, tha Dea