PËRFUNDOJNË PUSHIMET E MARINËS DHE GETOARIT/ Luana bën komentin epik (FOTO) – AlpeGossip
PËRFUNDOJNË PUSHIMET E MARINËS DHE GETOARIT/ Luana bën komentin epik (FOTO)

PËRFUNDOJNË PUSHIMET E MARINËS DHE GETOARIT/ Luana bën komentin epik (FOTO)

Për një javë, Marina dhe Getoari shijuan pushimet e ëndrrave në parajsën tropikale, Barbados, një vend turistik shumë i vizituar dhe që të gjithë ëndërrojnë të shkojnë. Çifti tërhoqi shumë vëmendjen me fotot që publikuan nga pushimet duke u komentuar çdo lëvizje e tyre në Barbados.

Mirëpo këtyre pushimeve i ka ardhur fundit dhe Marina e Geti sot i kanë hipur avionit për t’u rikthyer në Shqipëri.

Marina ka postuar disa foto nga aeroporti ku shfaqet e veshur me xhinse, kanotjere të bardhë, shapka, kapele kashte, syze dhe kufje teksa mban në dorë një çantë të bardhë dhe valixhen Roberto Cavalli.

“Bye bye Barbados”, është përshkrimi që moderatorja i ka vendosur fotove, mirëpo në sy ka rënë komenti i Luana Vjollcës.

“Ja po presim vendin e rradhes aman mos lini cep pa parë ë”, i komenton Luana.