Artistja shumë e dashur për publikun, Rozana Radi ishte e ftuar sot tek “Rudina” ku gjatë emisionit u shpreh se i ka mbetur peng që nuk arriti dot të bëjë një këngë me xhaxhain e saj, Françesk Radin.
Rozana mori një videomesazh surprizë nga spikerja ikonë e lajmeve, bashkëshortja e Françesk Radit, Tefta Radi.
“E dashur Rozi mbetesh vetvetja, çapkëne, plot botë, me zemër e shpirt të madh. Mbetesh një përfaqësuese e denjë e trungut Radi, plot talent, pasion e ambicie për të bërë gjithçka që ti mendon se e bën dhe vërtet e arrin. E penës, aktrimit, muzikës dhe stilimit. Prindërit e tu ishin zemërgjerë si askush, dera e të cilëve su mbyll kurrë, as ditën e as natën. Sa shumë diskutonit me Frankon për festivalet, për këngët dhe e di që të ka mbetur peng një duet i parealizuar me Frankon. Por unë mendoj se e ke, ke këngën ‘Biçikleta’, të ftuar në Festivalin e Këngës në RTSH. Kemi shumë për të kujtuar Rozi, familjen e madhe ku jetonim bashkë, plot humor, batuta, me sofrën e shtruar plot dhe këngët shkodrane të kënduara me aq dashuri nga të gjithë ne. Sa të lumtur ishim, nostalgji dhe pjesa më e bukur e jetës”, u shpreh Tefta Radi, videomesazh i cili e përloti Rozanën.
“Tefta më mungon shumë. Mjafton t’i dëgjoj zërin dhe më duket sikur është aty. Duket sikur Franko nuk është larguar kurrë”, u shpreh Rozana me sytë me lot./Xing.al