BETEJA PËR AUDIENCË TELEVIZIVE/ Klea Huta “kokë më kokë” me Eni Çobanin – AlpeGossip
BETEJA PËR AUDIENCË TELEVIZIVE/ Klea Huta “kokë më kokë” me Eni Çobanin

BETEJA PËR AUDIENCË TELEVIZIVE/ Klea Huta “kokë më kokë” me Eni Çobanin

Që në filim të verës, Klea Huta e kishte shumë të qartë të ardhmen e sezonit të ri televiziv.

Ajo lidhi kontratë me televizionin “Top Channel” dhe u zbulua se do të ishte në drejtim të emisionit “Top of the Top”, progam që do të përcjellë jetën e të famshmëve shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Emisioni nis me 14 shtator dhe Klea nuk do të jetë vetëm! Moderatorja është pjesë e spektaklit të së dielës sipas “Revistës Class”, së bashku me Edi Manushin, Fjoralba Ponarin, Jonida Maliqin dhe Flori Gjinin. Për 12 javë me rradhë, Klea Huta do të shfaqë në ekranin e “Top Channel” intervista me shqiptarë të famshëm në Europë dhe Amerikë, të ftuar interesantë që ndajnë histori jete, por edhe shumë rrëfime të natyrave të ndryshme nga çdo anë e botës.

Mësohet se emisioni do të transmetohet në orën 17.00, pikërisht në një njtën orë që në “Klan” është rubrika “Shihemi në gjyq”  me Eni Çobanin.

Kush do e fitojë betejën për audiencën televizive?