RIKTHEHET MË FUND MEGHAN/ Për herë të parë që nga lindja e Archie-t (FOTO) – AlpeGossip
RIKTHEHET MË FUND MEGHAN/ Për herë të parë që nga lindja e Archie-t (FOTO)

RIKTHEHET MË FUND MEGHAN/ Për herë të parë që nga lindja e Archie-t (FOTO)

Dalja e parë publike e Meghan Markle-it pasi lindi djalin Archie, është zyrtarisht në axhendë. Ajo do të jetë e pranishme në eventin Trooping the Colour më 8 qershor, një event që përkon me ditëlindjen e mbretëreshës Elizabetë.

Eventi traditë i ushtrive të Commonwealth-it, do të jetë gjithashtu eventi i parë zyrtar ku shfaqet princi Louis, më i vogli i Kate Middleton dhe princit William.

E fundit dalje publike e Meghan Markle ishte më 8 maj, kur ajo bashkë me princin Harry, e shfaqën Archie-n për herë të parë përpara shtypit në Kështjellën Windsor, ku gjithashtu thanë edhe dy fjalë për jetën e re si prindër:

“Ai është shumë i ëmbël, shumë i qetë”, u shpreh Meghan.