PAS U RIKTHYE NË VËMENDJE/ Kanye West nuk e ka pritur aspak mirë videon e Kim me ish-të dashurit – AlpeGossip
PAS U RIKTHYE NË VËMENDJE/ Kanye West nuk e ka pritur aspak mirë videon e Kim me ish-të dashurit

PAS U RIKTHYE NË VËMENDJE/ Kanye West nuk e ka pritur aspak mirë videon e Kim me ish-të dashurit

Të gjithë e njohin historinë e famshme të Kim Kardashian me ish-të dashurin Ray J, videot me përmbajtje seksuale të të cilëve bënë bujë vite më parë.

Së fundmi kjo çështje u rikthye në vëmendje, pasi video u rishfaq dhe Kim shpjegoi sërish, se në atë kohë ka qenë shumë keq. “Isha gjithë kohës e droguar ose e dehur, nuk mbaja mend çfarë bëja”,-ka thënë ajo në një nga episodet e programit televiziv të Kardashian-ëve.

Pas gjithë zhurmës që bëri deklarata e saj, ka reagime edhe bashkëshorti Kanye West, burime pranë të cilit kanë zbuluar për ‘Hollywood life’ se gjërat nuk janë mirë. “Ai nuk është i mërzitur me Kim, por është i ofenduar shumë nga kjo temë. Ai dëshiron t’i kërkoj llogari ish-it të bashkëshortes për këtë video që doli në dritë”,-shprehen burimet. Kujtojmë se Kim Kardashian e ka të gjithë famën si rezultat i videove me përmbajtje seksuale që u publikuan vite më parë.