AKUZË PAS AKUZE/ Alketa Vejsiu i vë kapakun: “Bota do vazhdojë të... - AlpeGossip
AKUZË PAS AKUZE/ Alketa Vejsiu i vë kapakun: “Bota do vazhdojë të…

AKUZË PAS AKUZE/ Alketa Vejsiu i vë kapakun: “Bota do vazhdojë të…

Festivali i RTSH-së këtë vit mund të cilësohet si ndër më të komentuarit. Prej vitesh nuk flitej kaq gjatë për të dhe ditën e sotme të shumta kanë qenë komentet në rrjetet sociale. Gjithë ditën qarkullojnë lajme për njerëz të pakënaqur që zihen nëpër komente apo thumba që po shihen ngado. Megjithatë, Arilena Ara është fituesja dhe në vitin 2020 Shqipëria do të shkojë në “Eurovizion” me këngën “Shaj”.

Një baladë emocionuese, që ngriti publikun në këmbë. Pas gjithë sagës së gjatë të komenteve, prezantuesja e festivalit, Alketa Vejsiu ka vendosur të vëri kapakun. Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet mjaft e qeshur dhe tregon se me kaq po mbyll ciklin e fjalëve për festivalin.

“Në fund të të gjithave bota do vazhdojë të rrotullohet përsëri edhe pas këtij festivali. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar moderatorja në postimin e fundit në ‘Instagram’, duke treguar mirënjohjen e saj ndaj të gjithë atyre që zgjodhën ta mirëkuptonin.