Kur “Doktor Plastik” rikthen lumturinë në çift! Shikoni çfarë ka ndodhur me Eneidën dhe Julianin (FOTO) – AlpeGossip
Kur “Doktor Plastik” rikthen lumturinë në çift! Shikoni çfarë ka ndodhur me Eneidën dhe Julianin (FOTO)

Kur “Doktor Plastik” rikthen lumturinë në çift! Shikoni çfarë ka ndodhur me Eneidën dhe Julianin (FOTO)

Këtë të shtunë “Doktor Plastik” bëri të lumtur jo një, por dy persona. Kur ata të dy janë njohur nuk kishin nevojë për operacione plastike, por gjatë kësaj kohe të dy kanë ndjerë nevojën për t’iu nënshtruar dy operacioneve plastike.

Eneida: Quhem Eneida Bytyçi, jam 26 vjeç, nga Fieri. Jam nënë e dy vajzave. Kam vendosur të bëj një operacion për barkun, sepse kam problem. Pas lindjes së gocës së dytë kam strija, pjesa e kërthizës më ka ngelur pak keq dhe kam vendosur që ta bëj këtë ndërhyrje që të dukem më bukur.

Julian: Unë quhem Julian Bytyçi jam nga qyteti i Shkodrës, 30 vjeç. Me Eneidën kemi dy vajza, 4 vjeç dhe 8 muajshe. Unë kam kaluar një aksident me makinë ku m’u dëmtua edhe hunda. Për këtë arsye kam vendosur të bëj këtë ndërhyrje kirurgjikale.

Çifti tregon se ata nuk i kanë pasur më përpara këto defekte në trupin e tyre, jo në kohën kur janë njohur.

Eneida: Në momentin që unë vendosa ta bëj këtë operacion, Juli ishte i pari që më mbështeti.

Juliani thotë se gruaja e tij nuk i duket më pak e bukur, por e sheh thjesht si një problem që duhet rregulluar.

Ndërsa Eneida gjithashtu pohon se hunda e bashkëshortit të saj nuk është problem për të, por duke qenë se ekzistojnë këto mundësi atëherë përse jo.

Eneida do të kryejë abdominoplastikën dhe rimodelimin e kërthizës, ndërsa Juliani rimodelimin e hundës, pra rinoseptoplastikën.

Fillimisht ai i cili i nënshtrohet operacionit është Juliani. Pas vizitës në klinikë, mjeku shprehet se rasti i tij nuk është i lehtë. Megjithatë, pas operacionit duket se gjithçka shkoi më lehtë nga sa të gjithë e prisnin. Juliani është shumë i kënaqur me pamjen e tij të re.

Pas operacionit, të dy shprehin përshtypjet e tyre:

Juliani: Dy ditë kisha vështirësi pastaj vazhdova punën.

Eneida: E imja ishte pjesë më e sikletshme, duhet të çohesha me barkun e përkulur. S’janë hequr akoma fashot dhe e ndjej që nuk kam shumë gjëra që nuk i kisha, strijat, pjesën e fryrë.

Eneida: Koha kaloi shumë shpejt janë gati një muaj e gjysmë dhe me të vërtetë që ndihem shumë e lumtur. Tani po vjen edhe periudha e plazhit dhe mezi po e pres, sepse ka gati katër vjet që vishja vetëm trupore, tani ndihem mirë sepse jam gati për të shkuar në plazh.

Stafi i “Doktor Plastik” ka menduar që pas transformimeve të çiftit, t’u mundësojnë atyre një takim special për t’iu kujtuar kohët kur janë njohur. Eneida me fustan nusërie, duke shumë e bukur dhe me shumë vetëbesim. Nga ana tjetër Juliani, duket mjaft i kënaqur me hundën e përmirësuar./tvklan.al