Ditën e djeshme në emisionin në IN Tv me Ermal Peçin, Sarën dhe shef Brentonin, pati moment tejet dinamike , mbushur me rrëfime të sinqerta veçanërisht kur moderatori i emisionit priti në shtëpinë e IN, Xhensila Peren.
Mes lojrave të fjalëve me Ermalin, të cilat shkaktuan shumë të qeshura, Ermali dhe Xhensila ju kthyen edhe temave të vjetra si debati online i Xhensilës me Linda Rein, ku kjo e fundit u shpreh se ish-banorja e “BBA” në klip dukej shumë vulgare.
Mirëpo Xhensila nuk e kurseu përgjigjen ditën e djeshme në emisionin “Trokit”, ku u shpreh se nuk kishte si të vishej ndryshe në 40 gradë celsius dhe se ndjen shumë keqardhje për Lindën.
Linda nuk ka vonuar dhe ka komentuar në faqen e Instagramit.
“Kur ka parë veten në pasqyrë”, është shprehur Linda me ironi ndaj Peres, si përgjigje ndaj pyetjes së Ermalit se cilat janë 4 dhimbjet më të mëdha që ka provuar.