“PSIKOPATJA JOTE”/ Ja ç’fshihet pas titullit të pazakontë të këngës së Fifit dhe Mc Kreshës – AlpeGossip
“PSIKOPATJA JOTE”/ Ja ç’fshihet pas titullit të pazakontë të këngës së Fifit dhe Mc Kreshës

“PSIKOPATJA JOTE”/ Ja ç’fshihet pas titullit të pazakontë të këngës së Fifit dhe Mc Kreshës

Në edicionin e 20-të të festivalit të “Këngës Magjike”, këngëtarja Fifi ka sjellë bashkëpunimin e ri me reperin “Mc Kresha”, të titulluar ‘Psikopatja jote’.

Kënga ka thyer rekorde klikimesh në Youtube menjëherë pas publikimit dhe të gjithë kanë qenë kuriozë për titullin e pazakontë të këngës, të cilin Fifi e ka shpjeguar në një intervistë për “Mirage”

“Ka qenë një koment ku më kanë shkruar se titulli i këngës është pa lidhje dhe kënga bie në kontrast me vete. Nuk është e vërtetë. Ajo nuk bie në kontraditë me veten sepse çdo femër e kontrollon burrin e saj. Nuk ka femër në botë që nuk i shkon pas burrit të saj. Nuk ka femër në botë që nuk i dërgon shoqet për ta kontrolluar se ku po shkon.”- ka treguar këngëtarja.