Me ekran, veç të tjerash nënkupton edhe televizorin dhe lojërat në kompjuter.
Në udhëzimin e saj të parë për këtë problem, OBSh-ja këmbëngul që të miturit nën 5 vjeç të jenë fizikisht aktivë dhe të flenë mjaftueshëm për një zhvillim të shëndetshëm.
“Foshnjat nën moshën njëvjeçare duhet të ndërveprojnë në dysheme dhe t’i shmangin të gjitha ekranet e pajisjeve elektronike”, thotë OBSH-ja.
Në një raport të sajin të mëparshëm, agjencia nënvizonte se, gjatë 40 viteve të fundit, numri i fëmijëve dhe adoleshentëve mbipeshë është rritur 10 herë më shumë.