“JEMI MUNDUAR SHUMË…”/ Një vit pas divorcit, Nora flet për ndarjen dhe raportet me Robertin – AlpeGossip
“JEMI MUNDUAR SHUMË…”/ Një vit pas divorcit, Nora flet për ndarjen dhe raportet me Robertin

“JEMI MUNDUAR SHUMË…”/ Një vit pas divorcit, Nora flet për ndarjen dhe raportet me Robertin

U bë një vit që këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha lajmëruan ndarjen e tyre, e cila ishte një ndër ndarjet më “shembullore” të showbiz-it shqiptar.

Megjithëse rrugët e tyre u ndanë, çifti ruajti raporte mjaft të mira pasi në mes ishte edhe e vogla Renee.

Norën dhe Robertin i kemi parë shpesh bashkë pas ndarjes në pushime së bashku, në të njëjtën shtëpi apo duke ngrënë në restorant.

Ata kanë mbetur dy shokë, ndërsa kanë treguar se edhe marrëdhëniet me familjet e njëri-tjetrit vazhdojnë të jenë të mira.

Por, për këtë Norës dhe Robertit i është dashur shumë punë, në mënyrë që e bija Renee të mos e ndjente ndarjen e prindërve dhe të mos i mungonte asnjëri prej tyre.

Si rrallëherë, këngëtarja ka folur një vit pas ndarjes për divorcin dhe raportet e saj me Robertin, në një intervistë për “Qejfi më i madh se Stambolli”

Ndër të tjera, Nora theksoi faktin se ata nuk kanë lejuar që ndarja e tyre të ndikojë tek Renee, ndaj dyshja është munduar shumë.

“Renee e do babain shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që thonin sa mirë e kemi menaxhuar. Jemi munduar shumë…Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”- ka rrëfyer ndër të tjera këngëtarja.