U zhvendos në Klan, Turi tregon sa do të paguhet në punën e re: Aq sa kam rënë… – AlpeGossip
U zhvendos në Klan, Turi tregon sa do të paguhet në punën e re: Aq sa kam rënë…

U zhvendos në Klan, Turi tregon sa do të paguhet në punën e re: Aq sa kam rënë…

Së fundmi po flitet shumë në media për ndryshimet e reja që do të bëjnë televizionet shqiptare, duke këmbyer personazhe të ndryshëm të ekranit. Njëri prej tyre është edhe moderatori Turjan Hyska, i cili disa ditë më parë konfirmoi zhvendosjen e tij në Klan.

Së bashku me Turin do të largohet edhe trupa e aktorëve të Apartamentit 2XL, të cilët vendosën ta ndiqnin moderatorin në sipërmarrjen e re. Në një intervistë për Panorama Plus, Turi është pyetur sa është rroga e tij, krahasuar me Fevziun, Çanin, Mamaqin, Gjebrean etj.

“Paguhem aq sa kam rënë dakord me Aleksandër Frangajn. Sa paguhen të tjerët, nuk kam interes ta di.”- është përgjigjur moderatori.