“I BËN SHUMË MIRË TË RRIJË ATY…”/ Vajza e Ermionës zbulon konkurrentin e preferuar të mamasë së saj – AlpeGossip
“I BËN SHUMË MIRË TË RRIJË ATY…”/ Vajza e Ermionës zbulon konkurrentin e preferuar të mamasë së saj

“I BËN SHUMË MIRË TË RRIJË ATY…”/ Vajza e Ermionës zbulon konkurrentin e preferuar të mamasë së saj

Vetëm pak javë më parë, Ermiona Lekbello është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke mos pasur asnjë informacion për banorët.

Kështu ka deklaruar vaja e saj, Elisa, gjatë një lidhje “Skype” në “Big Brother fan Club”. Ajo zbuloi se mamaja e saj është vetvetja dhe nuk po ndjek asnjë strategji.

“Mami ka hyrë në një lojë po nuk po bën lojëra, është vetvetja. Kështu është dhe jashtë shtëpisë, është 100% vetvetja. Nuk po bën lojëra, nuk ka strategji, nuk e ka në karakter, është njeri i vërtet, kur e ka thënë mbase ka hyrë jo nga fillimi dhe kjo është një sfidë me vetveten. I bën shumë mirë të rrijë aty në shtëpi”, tha Elisa.

Kjo e fundit bëri të ditur se e ëma nuk është mësuar që të jetojë me kaq shumë njerëz, pasi në Itali jeton vetëm me macen.

“Mami jeton vetëm me macen, udhëton shumë, ka shumë disiplinë, me punën me vetveten, ka regjimin e vet dhe atë ndjek”, tha Elisa.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo u shpreh se mamaja e saj ka të preferuar Luiz Ejllin dhe këtë preferencë e ka krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.