MOS U SHQETËSONI/ Ja çfarë duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave - AlpeGossip
MOS U SHQETËSONI/ Ja çfarë duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

MOS U SHQETËSONI/ Ja çfarë duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Një pjesë e mirë e grave frikësohen kur gjatë periodave, gjaku kthehet befas në ngjyrë kafe të lehtë ose të errët. Qetësohuni pasi periodat mund të vijnë në disa ngjyra dhe kjo është krej normale. Megjithatë, gjithë detajet e nevojshme i lexoni në vijim.

Pra, pse në ngjyrë kafe?
E thënë thjesht, gjaku në ngjyrë kafe është “gjak i vjetër”. Kur gjaku që mbulon mitrën largohet nga trupi juaj, ai bëhet më i ekspozuar ndaj ajrit. Kur ndodh kjo, gjaku kalon procesin e njohur si oksidim dhe merr një nuancë kafe.

Nëse keni gjakderdhje kafe në fillim të ciklit, mos u shqetësoni pasi është mbetje e ciklit të mëparshëm. Nëse e keni në fund të ciklit, kjo ndodh sepse gjaku del më ngadalë dhe kështu ka më shumë kohë për t’u oksiduar.

Kur duhet të shqetësoheni?

Në pjesën më të madhe të rasteve, gjaku kaf është i lidhur me ciklin menstrual dhe në të tilla kushte është krejt normal. Por nëse shihni gjak në ngjyrë të errët dhe nuk ka lidhje me ciklin, atëherë kjo mund të jetë shqetësuese.

Një gjë e tillë mund të jetë shenjë e infeksioneve, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, pasojë e problemeve me ndonjë shtatzëni të hershme, përfshirë këtu dështimin e foshnjës. Gjithashtu mund të jetë shenjë e ovarian syndrome – çrregullim hormonal ku vezoret nuk lëshojnë rregullisht një vezë.