3 FËMIJË ME NËNA TË NDRYSHME/ Kastro Zizo tregon sa janë rritur djemtë e tij (FOTOT) – AlpeGossip
3 FËMIJË ME NËNA TË NDRYSHME/ Kastro Zizo tregon sa janë rritur djemtë e tij (FOTOT)

3 FËMIJË ME NËNA TË NDRYSHME/ Kastro Zizo tregon sa janë rritur djemtë e tij (FOTOT)

Artisti dhe këngëtari Kastro Zizo është baba i tre fëmijëve. Kastro nuk e ka pasur asnjëherë problem të publikojë foto me tre fëmijët e tij në rrjete sociale.

Mirëpo kohët e fundit fotot familjare kishin munguar dhe sot vumë re se gjatë kësaj kohe dy djemtë e artistit janë rritur tej mase shumë.

Kastro ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një foto krah Dankanit dhe Dantes ku shkruan: “Djemtë e mi”.

Ai ka gjithashtu edhe një vajzë 9 vjeçare me emrin Nia. Të tre fëmijët janë sjellë në jetë nga nëna të ndryshme por Kastro shfaqet gjithmonë me të tre në foto e urime.

Kujtojmë që artisti kontrovers ka thënë se nuk ka ndërmend ta mbyllë me kaq, pasi është shprehur se do të sjellë në jetë edhe fëmijë të tjerë.

“Nuk do ta mbyll me tre fëmijë jetën time, kisha kështu një milisekonda për ta mbyllur me Danten. Por, kam ndërmend të sjell në jetë dhe fëmijë të tjerë. Nëse njeriu ndihet mirë me personin që do risjell një jetë të re”, citohet të ketë thënë Kastro.

Kujtojmë se Kastro Zizo e nisi karrierën me grupin 2 Farm, me të cilët ka performuar për disa vjet, e më pas vazhdoi të performonte si solist.