MOZZIK BASHKËPUNIM ME UNIKKATILIN/ Reagimi i Loredanës që na futi në dyshime (FOTO) – AlpeGossip
MOZZIK BASHKËPUNIM ME UNIKKATILIN/ Reagimi i Loredanës që na futi në dyshime (FOTO)

MOZZIK BASHKËPUNIM ME UNIKKATILIN/ Reagimi i Loredanës që na futi në dyshime (FOTO)

Reperja e njohur Loredana e cila së bashku me Mozzik janë prindër të një vogëlushjeje të quajtur Hana, së fundmi përmes një postimi në Insta Story ka lënë të nënkuptohet se një bashkëpunim i fuqishëm muzikor shihet në horizont.

Por jo mes saj dhe Mozzik, por mes partnerit të reperes dhe Unikkatilit.

Një prej ndjekësve e ka pyetur këngëtaren për një bashkëpunim mes  reperit dhe Unikkatilit dhe e dini si është përgjigjur ajo?

Ka reaguar me një emoji që nënkupton heshtjen, siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme!

Pra Loredana sapo na tregoi të gjithëve në mënyrë indirekte se bashkëpunimi është i vërtetë dhe ndoshta së shpejti pritet që të publikohet.

Nëse aludimet tona janë të vërteta atëherë rrjeti do çmendet dhe bashkëpunimi i tyre do bëjë namin pasi të dy këngëtarët adhurohen nga një numër i lartë fansash.