Pak orë gjumë është po aq e rrezikshme sa shumë orë gjumë: Mos e bëni këtë gafë – AlpeGossip
Pak orë gjumë është po aq e rrezikshme sa shumë orë gjumë: Mos e bëni këtë gafë

Pak orë gjumë është po aq e rrezikshme sa shumë orë gjumë: Mos e bëni këtë gafë

Nëse gjatë javës flini shumë pak dhe mendoni se duke i zëvendësuar ato në fundjavë e zgjidhët problemin, jeni gabim.

Përkundrazi, diçka e tillë është shumë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Një studim i publikuar së fundmi në “BMC Public Health” zbuloi se ekstremet me orët e gjumit nuk janë kurrë të mira. Edhe kur flini shumë, edhe kur keni defiçite gjumi mund të vuani njësoj nga tensioni ose nivele të larta kolesteroli.

Nga eksperimentet e kryera, burrat dhe gratë të cilët flinin më pak se 6 orë gjumë kanë më shumë shanse të vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe probleme kardiake.

E njëjta gjë vlente dhe për ata të cilët flenë për më shumë se 10 orë. Ndonëse ekspertët nuk kanë ende një përgjigje të saktë për të treguar pse ndodh kjo, ajo çfarë është e sigurt është se metabolizmi i njeriut nuk reagon mirë ndaj ekstremiteteve me orët e gjumit.

Burimi: The Independent