“A ËSHTË DIKUSH NË JETËN TËNDE AKTUALISHT?” Beatrixi flet për lidhjen e shumëpërfolur me Eugent Bushpepën (FOTO) – AlpeGossip
“A ËSHTË DIKUSH NË JETËN TËNDE AKTUALISHT?” Beatrixi flet për lidhjen e shumëpërfolur me Eugent Bushpepën (FOTO)

“A ËSHTË DIKUSH NË JETËN TËNDE AKTUALISHT?” Beatrixi flet për lidhjen e shumëpërfolur me Eugent Bushpepën (FOTO)

Së fundmi Beatrix Ramosaj iu rikthye muzikës dhe publikoi këngën më të re, të titulluar “Dancing with the devil”. Ky projekt është kompozuar nga Beatrixi, në bashkëpunim me Eugent Bushpepën, i cili është po ashtu protagonist në klip.

Dyshja shfaqen në skena të nxehta dhe nga kjo lindën dyshimet për diçka më shumë. Për më tepër, Oriola Marashi i cilësoi si “çift” publikisht.

E ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Beatrix Ramosaj u pyet si qëndron e vërteta e lidhjes me Eugentin dhe a është dikush në jetën e saj aktualisht.

Ajo u përgjigj se Eugentin e ka mik shumë të mire dhe të vjetër, gjithashtu zbuloi se është single e nuk është në një lidhje dashurie.