“MUND TË JETOJ PA PRINC”/ 40-vjeçarja lodhet duke pritur të duhurin dhe martohet me… veten – AlpeGossip
“MUND TË JETOJ PA PRINC”/ 40-vjeçarja lodhet duke pritur të duhurin dhe martohet me… veten

“MUND TË JETOJ PA PRINC”/ 40-vjeçarja lodhet duke pritur të duhurin dhe martohet me… veten

Një grua është martuar me veten pasi u mërzit duke pritur njeriun e duhur. Laura Mesi nga Italia bëri një pakt me veten që nëse nuk do njihte personin e duhur deri në të 40-at, do martohej me veten.

Dhe e mbajti premtimin. Pas 20 vitesh kërkime, ajo u dorëzuar dhe vendosi të shkojë e vetme në altar.

Dasma u realizua me kursimet e saj dhe përfshinte fustanin e bardhë, unazën e veçantë dhe tortën e madhe.

Ajo gjithashtu rezervoi biletën për të bërë muajin e mjaltit në Egjipt.  Në intervistën për gazetën italian, La Repubblica, Laura tha: “I thashë miqve dhe familjes time që nëse nuk do gjej shpirtin binjak deri në ditëlindjen e 40-të do martohem me veten. Nëse një ditë do gjej mashkullin me të cilin planifikoj të ardhmen, do jem e lumtur por lumturia ime nuk do varet nga ai. Unë besoj se secili prej nesh duhet të dojë veten. Ti mund të kesh një jetë të bukur edhe pa princin.”

Martesa me veten ose ‘sologamia’ është një trend që po pëlqehet shumë në Australi, Hollandë dhe Britani pasi femrat nuk presin për një mashkull që të realizojnë ëndrrat e tyre.