Kush është Ilir Kaduku, profesori që ngacmoi seksualisht studenten?! Mashtrimi që fshihet pas “shfajsimit” të tij (FOTO) – AlpeGossip
Kush është Ilir Kaduku, profesori që ngacmoi seksualisht studenten?! Mashtrimi që fshihet pas “shfajsimit” të tij (FOTO)

Kush është Ilir Kaduku, profesori që ngacmoi seksualisht studenten?! Mashtrimi që fshihet pas “shfajsimit” të tij (FOTO)

Ditën e djeshme faqa Vipat e Bllokut denoncuan rastin e një profesori në Universitetin Bujqësor që ka shkëmbyer disa mesazhe erotike me një nga studentit e tij.
Bëhet fjalë për Ilir Kadukun, profesor i degës së Ekonomiksit.

Në mesazhin që i dërgon studentes, profesori e pyet nëse është e virgjër dhe me një “delikatesë” në të shprehur, e pyet se si e do aktin seksual.

Vajza 18-vjeçare, duke mos ditur si të reagojë e çfarë të thotë, e pyet se si e do ai dhe profesori ia kthen “të egër”.

Më tej ai i kërkon një foto lakuriq vajzës së re. Vajza në fjalë identiteti i së cilës mbetet anonim e ka denoncuar si rast te faqja e Vipave të Bllokut . Lajmi menjëherë u bë viral në rrjet dhe tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Të menjëhershme kanë qenë dhe denoncime të tjera të bëra ndaj profesorit në fjalë.

Studentët pohojnë se kjo nuk është hera parë që përflitet për këtë pedagog. Ka patur komente ne fshehtesi midis studenteve që tregojnë që profesori i ngacmonte me sy ose me gjeste, por duke qenë se konsiderohet si një nga profesorët më të rreptë në Universitetin Bujqësor kanë pasur frikë ta denoncojnë.

Gjithashtu reagimet ndaj postimit të bisedës në rrjete sociale kanë qenë të shumta.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i profesorit në fjalë ku shprehet se:

Profesori e quan denigrim i figurës së tij qoft si profesor korrekt apo dhe si qytetar i lirë që thotë fjalën dhe mendimin e tij pa frikë kur e sheh të arsyeshme.

Lind pyetja: Të ngacmosh studentet të cilave ju jep mësim a është etike dhe liri personale?

E vërteta e bisedës, e cila konsiderohet shpifje nga profesori:

Dimë shumë raste kur janë vjedhur adresat e rrjeteve sociale të personave me emër, por ky rast nuk është i tillë. Në bisedë ekziston 1 foto ku profesori ja ka dërguar studentes të cilën e ngacmon.
Instagrami që ishte në zotërim të Ilir Kadukut momentalisht është i caktivizuar. Veprimi i shumëpritur që bëjnë të gjithë pasi “demaskohen”.

Përgatiti AlpeNews.al