E PAPRITUR! Rihanna dhe A$AP Rocky ndahen pak para se të bëhen prindër, ja SHKAKU – AlpeGossip
E PAPRITUR! Rihanna dhe A$AP Rocky ndahen pak para se të bëhen prindër, ja SHKAKU

E PAPRITUR! Rihanna dhe A$AP Rocky ndahen pak para se të bëhen prindër, ja SHKAKU

Bota e showbizit po vlon sot nga një lajm i bujshëm. Marrëdhënia e dashurisë mes Rihanna dhe Rakim Nakache Mayers, i njohur me emrin e tij artistik A$AP Rocky, mund të ketë marrë fund.

Teksa presin të vijë në jetë fëmija e tyre të parë dhe pas gati një viti e gjysmë që kur bënë publike lidhjen, në Internet po qarkullon një lajm se artisti ka tradhtuar Rihanën.

Ishte Louis Pisano, një influencues, i cili në Instagram ka 130 mijë ndjekës dhe më shumë se 19 mijë në Twitter, ai që ka ndezur rrjetet sociale. “Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, thuhet në një status në llogarinë e tij @LOUIS_VIA_ROMA.

Në pak minuta statusi i tij, i cili gjithashtu thekson se tradhtia ndodhi gjatë Javës së Modës në Paris, arriti gati 17 mijë pëlqime dhe u shpërnda më shumë se 10.6 mijë herë dhe retweet-et arritën në mbi 2400.

Shumë fansa të 34-vjeçares nga Barbados janë të mendimit se partneri i saj nuk mund të ketë bërë një veprim të tillë. Duke parë llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, Rihanna dhe Rocky të dy ende ndjekin njëri-tjetrin.

Lajmi vjen pak ditë pas publikimit të setit fotografik të Rihanna-s për revistën Vogue, ku ajo tregoi për shtatzëninë e saj. Edhe pse ende nuk ka një burim zyrtar që konfirmon apo mohon deklaratën e Louis Pisanos,  ai thekson se Rihanna dhe Amina ishin aq shoqe, saqë jo vetëm takoheshin shpesh por Amina ishte edhe një bashkëpunëtore markës së Rihannës Fenty…