“INSISTON SHUMË…”/ Stine dhe Alida e tregojnë hapur çfarë nuk pëlqejnë te njëri-tjetri – AlpeGossip
“INSISTON SHUMË…”/ Stine dhe Alida e tregojnë hapur çfarë nuk pëlqejnë te njëri-tjetri

“INSISTON SHUMË…”/ Stine dhe Alida e tregojnë hapur çfarë nuk pëlqejnë te njëri-tjetri

Të ftuar së fundmi në “Soiree” ishin Stine dhe Alida Duka, në një intervistë të parë si motër e vëlla. Ata të dy treguan se e kanë kuptuar që të vegjël pasionin dhe talentin e tyre për muzikën dhe madje kanë sakrifikuar për të ndjekur shkollën e muzikës, të cilën ishin të detyruar ta bënin 2 kilometra në këmbë edhe kur rruga ishte e mbushur me dëborë.

Gjatë bisedës me moderatoren, ata zbuluan dhe se çfarë nuk durojnë dot te njëri-tjetri. “Është insistuese, insiston shumë, nuk të le hapësira”, u shpreh Stine për Alidën.

Nga na tjetër, Alida tha se nuk i pëlqen që Stine është shumë i ngadaltë dhe do donte t’i bënte gjërat më shpejt.