Familja Kardashian kryeson listën e të pasurve, ja cila nga motrat është MILIARDERE – AlpeGossip
Familja Kardashian kryeson listën e të pasurve, ja cila nga motrat është MILIARDERE

Familja Kardashian kryeson listën e të pasurve, ja cila nga motrat është MILIARDERE

Kylie Jenner ka kryesuar listën e personave më të pasur për vitin 2018 në Instagram.

Këtë vit, Hopper HQ zbuloi se sipërmarrësja 20-vjecare pati një rritje të madhe ekonomike falë kompanisë së saj kozmetike.

Në 2017, listën e kryesonte këngëtarja Selena Gomez, e cila këtë vit ka rënë në vendin e dytë.

Gjithcka u bazua në numrin e ndjekësve dhe pëlqimeve për cdo postim. Kylie Jenner paguhet 1 milion dollarë për cdo postim, ndërsa Selena 800 mijë dollarë. Kim ka rënë dy numra nga viti i kaluar dhe renditet në vendin e katërt dhe merr 720 mijë dollarë për cdo fotografi që hedh në Instagram.

Vendin e tretë e zë futbollisti Cristiano Ronaldo. Pastaj, e pesta renditet këngëtarja e famshme Beyonce.

Renditja vijon me Dwayne Johnson, Justin Bieber, Neymar, Lionel Messi dhe e fundit është Kendall Jenner. Kështu familja Kardashian+Jenner pushton listën e të pasurve këtë vit pasi 3 anëtare janë në top10.